8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Toka e Manastirit – Kurti sot urdhëroi që zbatohet atë që e quante vendim të Millosheviqit

- Advertisement -

Hiç më larg se një vit më herët kryeministri i Kosovës Albin Kurti vendimin e gjykatës Kushtetuese të Kosovës për tokën e manastirit të Deçanit e quante vendim të regjimit të Millosheviçit, shkruan Periskopi.

Kurti në një intervistë të gjatë dhënë për Radiotelevizionin Publik të Kosovës me 17 shkurt 2022 ka folur për këtë vendim e për të cili sot tha se ka kërkuar nag Agjencia Katadastrale e Kosovës që ta zbatoj në përpikëri vendimin e Kushetueses e me të cilin Manastirit të Deçanit do t`i kalojnë nën administrim 24 hekrat tokë përreth asaj zona.

“Unë e kuptoj që Manastiri i Deçanit duhet të ketë një hapësirë, unë e kuptoj që kanë nevojë për qetësinë e ambientit, ndihmën e Qeverisë së RKS-së, mirëpo ne kemi rezervën e zakonshme për vendimet e regjimet e Millosheviqit, të cilat për bindjen time janë pranuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila e ka trajtuar një lëndë pa kaluar në faza të zakonshme. Me ç’rast nuk duam t’i dominojmë, por në të njëjtën kohë besoj se duhet të hasim në mirëkuptimin e tyre, se vendimet e regjimit të Millosheviqit nuk mund të jetojnë në shekullin tonë”, ka thënë ai.

Por një vit e pak ditë më vonë, po ky kryeministër, sot urdhëroi gjatë mbledhejs së Qeverisë që toka prej 24 hektar toke t`i kalojnë si pronë manastirit të Deçanit.

Këtë vendim Kurti e mori pikërisht në ditën kur në Kosovë po qëndron i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar

Kurti njoftoi se i ka thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit.

Megjithëkëtë për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Ndryshe, vendet e QUINT’it tash e disa vjet shpresin shqetësimin se nuk po respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e Manastirit të Deçanit dhe rregullisht u bëjnë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i lejojnë manastirit ta regjistrojë tokën në kadastër.

Autoritetet lokale në Deçan refuzojnë të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për t’i lejuar Manastirit të Deçanit që t’i regjistrojë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll, sepse mendojnë se kjo pronë është e ndërmarrjeve sociale “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk i ka takuar asnjëherë manastirit.

Në shtator të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë “vendimin për mosekzekutimin e aktgjykimit”, në të cilin konstatohet se vendimi i saj i vitit 2016 nuk është zbatuar.

Prokuroria Themelore e Pejës në Kosovë, në qershor të vitit 2022, ka nisur hetime kundër Komunës së Deçanit, për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë intervistë Albin Kurti ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manstirin e Deçanit:

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit