17.9 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Togeri me origjinë nga Peja, emërohet komandant i Detektivëve të Komisariatit Policor në New York

- Advertisement -

Togeri i Policisë së New Yorkut, Kreshnik Nevzat Bakraqi me origjinë nga Peja, është emëruar tashmë si Komandant i Detektivëve të Komisariatit 52.

Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata “Peja – New York”, e cila i ka shprehur Bakraqit urimet më të mira për pozitën e re.

“Toger Kreshnik Bakraqi me origjinë nga qyteti jonë i bukur Peja, shënoi një sukses të radhës të komunitetit tonë profesional duke u ngritur në detyrë dhe duke u emëruar tashmë si Komandant i Detektivëve të Komisariatit 52”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Sipas shoqatës, Bakraqi është shqiptaro-amerikani i parë që emërohet në një pozitë të tillë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit