22.5 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

“Tmerrohem nëse e dënojnë Thaçin”, Rubin me akuza për Specialen (VIDEO)

- Advertisement -

Ish-diplomati amerikan, James Rubin ka folur ekskluzivisht në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova pas dëshmisë së kësaj jave në Gjykatën Speciale.

Ai tha se do të tmerrohej po të dënohej nga Haga, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Klankosova.tv.

“Mendoj se gjykata do të bënte vetë një dëm shumë të madh ndaj të drejtës ndërkombëtare sepse kur punoja për Madeleine Albright, kur e kishim  themeluar Tribunalin për krime të luftës, në vitin 1993, të parin, ideja ishte që të caktohej faji individual, E jo të fajësohej bashkërisht njëra palë ose tjetra”.

“Kjo është tash ajo që po ndodhë, të fajësohen Hashim Thaçi dhe liderët e tjerë të UÇK për gjërat që nuk kanë ditur dhe nuk mund të ishin përgjegjës, do të ishte fajësim kolektiv i shqiptarëve, kështu do të rritej dhuna. Andaj, duhet gjetur kryesit dhe të dënohen ata, ky është edhe qëllimi i sundimit të ligjit dhe këtyre tribunaleve”, tha Rubin.

Ai mes tjerash deklaroi se kjo është edhe arsyeja që beson se ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, sipas tij të mos dënohen./Klankosova.tv.

 

Të ngjashme

Të fundit