Një aeroplan pasagjerësh rus që mbante rreth 50 persona është rrëzuar në lindje të venditdhe sipas mediave lokale nuk ka asnjë të mbijetuar.
Ministria lokale e emergjencave tha të enjten se avioni Antonov-24, i operuar nga një linjë ajrore me bazë në Siberi e quajtur Angara, u zhduk nga radarët ndërsa po i afrohej destinacionit të tij në Tynda, një qytet në rajonin Amur në kufi me Kinën.
Ministria e Emergjencave tha se ekipet ruse të shpëtimit gjetën avionin të përfshirë nga flakët.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, një gabim i ekuipazhit të aeroplanit gjatë uljes dhe dukshmëria e dobët janë arsyet e mundshme të rrëzimit.
Guvernatori rajonal Vasily Orlov tha se, sipas të dhënave paraprake, kishte 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë.
Avioni i pasagjerëve Antonov An-24 ishte ndërtuar në vitin 1976.
Mediat ruse raportuan se avioni ishte disa kilometra larg destinacionit të tij kur humbi kontaktin dhe me pas u rrezua.
Fluturimet në Rusi mund të jenë veçanërisht e rrezikshme në zonat e izoluara të vendit të gjerë, siç është Arktiku dhe Lindja e Largët, ku kushtet e motit janë shpesh ekstreme.