13.6 C
New York
Thursday, October 23, 2025

Buy now

Tjetër natë magjike në Champions, fitojnë Liverpooli, Bayerni dhe Chelsea

- Advertisement -

Është mbyllur xhiro e tretë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, pasi përfunduan nëntë takimet e të mërkurës.

Spikatën fitoret e thella të Chelseat dhe Liverpoolit që mposhtën Ajaxin 5-1, respektivisht Frankfurtin 1-5.

Derbin e mbrëmjes e fitoi Real Madridi 1-0 ndaj Juventusit të Edon Zhegrovës, i cili nuk e luajti asnjë minutë të lojës.

Fitore shënuan edhe Bayerni që mposhti Club Bruggen 4-0, Galatasaray që mposhti 3-1 Bodo Glimtin, Bilbao që dominoi 3-1 ndaj Qarabag dhe Sporting që fitoi me përmbysje ndaj Marseille 2-1.

Ndërsa dy sfidat që nuk dhuruan gola ishin Monaco 0-0 Tottenham dhe Atalanta 0-0 Slavia Praga.

Të ngjashme

Të fundit