Gazetari Lirim Mehmetaj ka kujtuar ‘bllokimin e trurit’ të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë një interviste në T7.
Derisa kryediplomatja po pretendonte “hapje të marrëdhënieve të reja me shtete të cilat deri dje nuk jemi ulur as në tavolinë”, moderatori Fidan Jupolli i kërkon t’i përmend ato shtete.
Në atë moment, Gërvalla bllokohet totalisht për të kërkuar më pas që pyetja t’i shtrohet “tjetër herë”.
“Duke i përgatitur disa gjëra për nesër, mu ri-shfaq kjo video e shkurtër e fytyrës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Le të qeshim, pasi të qajmë, me këtë skele, e cila budallakun nuk e ka shpërthim të kohëpaskohshëm, por të ngurtë dhe metodik.” – shkroi Mehmetaj.