Real Madrid ka bërë një tjetër hap të gabuar në kampionatin spanjoll.
Skuadra e Carlo Ancelotti ka dështuar të marrë fitore në udhëtim kundër Villarreal.
Villarreal dhe Real Madrid kanë ndarë nga një pikë, në një ndeshje që përfundoi pa gola 0:0.
Real Madrid kështu jep një tjetër mundësi për rivalët e tyre që të afrohen në garën për titull.
Ata numërojnë tashmë 54 pikë në pozitën e parë në tabelë. Sevilla qëndron afër tyre me 50 pikë, kurse Barcelona nëse fiton dy ndeshjet e mbetura afrohet në 10 pikë.
Villarreal në anën tjetër është në kuotën e 36 pikëve.