Enver Dugolli, deputet nga LVV ka thirrur një konferencë për media nesër në orën 11:00, duke thënë se do të adresohet për një çështje të rëndësishme.
Duke mos treguar detaje rreth adresimit që pritet ta mbajë, Dugolli ka thënë se me kënaqësi do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të gazetarëve.
“Të nderuara media, Të dashur dhe të respektuar gazetarë/e,Ju ftoj që nesër, në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në ora 11:00, të vini dhe të ndiqni një adresim timin për një çështje shumë të rëndësishme. Pyetjeve tuaja do u përgjigjem me kënaqësi, ndërsa në fund do ua shpërndajë edhe materialin e zgjeruar më qëllim të informimit më të detajuar për arsyejen e paraqitjes sime për opinionin. Me rëspekt: Enver Dugolli,” – ka shkruar Dugolli në Facebook.
Kujtojmë se edhe deputeti Haki Abazi, i cili tashmë është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, kishte folur para mediave duke shprehur pakënaqësitë e tij për qeverinë në pushtet.