Mik i dashur Gjon,
Kur isha herën e fundit që t’ju vizitoi në shtëpi, nuk pash asnjë dyshim se do ikje kaq shpejt dhe pa na thënë lamtumirë! Më prite po më atë bujarin dhe buzëqeshjen prej një malësori të vërtetë, ku biseduam shumë dhe për shumëçka!
Isha krenar se të kam mik të familjes, edhe pse unë ju konsideroja si dajë! Kurse sot po bisedoj me ty më fjalë, më fjalëmorti.
Po kush është Gjon Gegë Gjuraj!
U lind në vitin e largët të 1932, pikërisht në Sferrkë të Thatë, të komunës së Pejës!
Ata, në këtë vend migruan në kohen e Lidhjës së Prizrenit, dhe erdhën nga Iballa e Pukës! Gjyshi i Gjonit, Vatë Gjuraj një patriot i veçantë, i cili atë kohë u ra në sy ish serbëve lokal për shkak se gjatë gjithë kohës priste e percollte patriotë të kohës, poasqërisht Ndue Përlleshin e Shaban Demën e shumë e shumë patriot të tjerë!
Gjoni i ri, po brumosej me këto ide, sidomos kur e shihte të lodhur, të rraskapitur, të rrahur që zakonisht këto maltretime ndodhnin në stacionin policor famkeq në fshatin Kliqinë- komuna e Pejës!
Gegë Vata, po detyrohej që të rriste më shumë vështirësi të pesë djemtë dhe dy vajzat.
Gjoni po burrërohej dita-ditës, dhe më pastaj erdhi koha që ai të martohej me vajzën e Prekë Shabanit, Filen. Pra njëriu që e kishte thyer Kullën burg (Kulla e Sheremetit )me bashkëpatriot të tjerë, i cili ishte i pafat dhe u vra në derën e burgut bashkë me Prekë Veli, e shumë patriotë të tjerë të asaj kohe!
Gjoni u martua me Filen në vitin 1950! Pas 5 muajve martesë, Gjonin e dërguan me dhunë në ushtrinë e atëhershme të ish Jugosllavisë, ku e maltretuan shumë gjatë gjithë kohës, por për fat të mirë, pas gjithë atyre maltretimeve që i janë bërë, ai u kthye i gjallë në shtëpi.
E gjithë shpërblimi dhe e mira e kësaj ishte se pas një kohe të jetës bashkëshortore, Gjonin e Filen zoti i gëzoi me tre djemë e pesë vajza.
Por kishin shumë vështirësi ekonomike, ku të vetmin burim të ekzistencës e kishin bujqësinë dhe blektorinë!
Por, përveq gjendjes së dobët ekonomike, njëkohëdisht ishin dhe te përndjekur edhe politikisht.
Ikja drejtë të panjohurës!
Për shkak të gjithë situatës Gjoni vendosi të merrë rrugën e largimit nga atdheu, pa ditur se ku po niseshin dhe ku po përfundonin, pra në cilën pjesë të botës.
Daja i tij Zef Rama dhe Mark Rama si dhe nipi i shtëpisë Franë Sokoli nga Budisalci, që ishin të vendosur shumë më herët në Amerikë, i kishin marrë të gjitha masat, organizimin dhe iniciativat, që të transferonin Gjonin me familje në Amerikë, pra të shkonin në një vend, ku as që e kishin paramenduar! Gjoni, siç edhe pritej, mori të gjithë familjen dhe vëllaun e vogël Lushin dhe u nisën drejtë vendit të panjohur! Ata fillimisht u nisën drejtë qytetit Atina të Italisë! Në këtë qytet të Italisë, ata qëndruan afër 16 muaj, pra deri në kohën kur u pajisën me të drejtën e dokumentacionit, për të vazhduar drejtë shkuarjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ishte viti 1973, kur ata shkelën në TOKËN E PREMTUAR-SHBA, në aeroportin e New Yorkut, ku u pritën nga shumë emigrantë të kohës, si dajë Zef Rama, nipi Fran Sokoli- Krasniqi dhe kushërinjët Gjon Prenë Martini, të cilët bashkarishtë këtë familje të madhe e ndihmuan dhe e sistemuan për disa kohë!
Me ardhjen e tyre në Stamford të Connecticut, iu dha mundësia e punësimit,
Gjonit, Filës, Hanës dhe Mhillit, kurse vajzat tjera filluan shkollën, ndërsa pas një kohe edhe punën!
E jashtëzakonshme ishte se puna në atë kohë ju shkojë mirë dhe se filluan të stabilizoheshin dhe ta rregullonin jetën sociale dhe financiare!
Dalëngadalë, emigrantët e rinj në këtë shtet të bekuar, filluan të përshtateshin, dhe fëmijët e tjerë të tyre nisën edhe të shkonin në shkolla më të njohura!
Mhilli, djali i madh filloi të merret me biznes, REAL STATE, apo PATUNDSHMËRI, si shitëblerje të ndërtesave, dhre më këtë punë ai u bë njëri ndër shqiptarët më të suksesshëm në Amerikë! Pra, tani ai ka arritë një mirëqenie familjare të mirë! Përpos punës së tij të palodhur, dhe kujdesin e vazhdueshëm për tërë familjen, Mhilli, është dhe vazhdon të veçohet si kontrubues për çështjen kombëtare sa herë që është kërkuar! Mhilli, po ashtu njihet edhe si humanist i dalluar, që ka bërë shumë për atdheun e tij Kosovën dhe shqiptarët kudo, si për thirrje të fatkeqësive natyrore, termeteve, vërshimeve, si dhe për ndihmë të nevojave shëndetësore!
Është më se e domosdoshme të përmendet se Mhill Gjuraj e ka ngritur shtatorën e më të madhës sonë Shën Nënë Tereza në Pejë me mjete të veta financiare, një vepër kjo që do të mbahet mend përgjithmonë! Për këtë kontribut ka dhënë ish kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha, i cili e ndihmojë këtë iniciativë madhore në aspektin administrativ!
Po ashtu, përpos kësaj vepre të madhe, Mhill Gjuraj ka vazhduar me vepra tjera humanitare, duke ndihmuar me donacionr edhe për Katedralen e Tivarit, dhe Katedralen e Shën Nënë Terezës në Prishtinë, ku në këtë të fundit emri i Mhill Gjurajt u vendos në muret e kësaj Katedrale!
Duhet përmendur se për të gjitha këto vepra të mira, humane dhe të njohura tashmë anembanë botës ku ka shqiptarë, Gjoni u gëzua jashtëzakonishtë shumë sepse pa shumë gjëra të mira në familjen e vet!
Ai përpos djemëve dhe vajzave, ka shumë nipa, mbesa, stërnipa e stërmbesa, të cilët i dhanë shumë dashuri dhe kujdes të vazhdueshëm!
Gjoni, në ditët e fundit të tij ishte i rrethuar me gjithë familjen e tij, të cilët i qëndruan afër duke e mbushur me gëzime deri në frymën e fundit!
Palushi, Martini, Gjura e Lushi, ishin krenar që kishin një vëlla sikur Gjonin. Ata ishin shumë të lumtur sepse tek në vitin 1979 u bashkuan të gjithë vëllëzërit në Amerikën e largët!
Gjoni, përveq se ishte një vëlla, prind, gjysh e stërgjysh i devotshëm dhe i kujdesshëm për të gjithë, ai do të mbahet mend edhe si një burrë serioz , patriot dhe humanist e atdhetar i pashoq! I lehtë i qoftë dheu!
Përpos shumë gjërave të mira, në shenjë për brezat e tashëm dhe të ardhëm, Mhill Gjuraj ka realizuar një dokumentar të veçantë për gjithë rrjedhën e familjes Gjuraj, e në veçanti për sukseset që ka arritur në TOKËN E PREMTUAR !