-1.4 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Tishukajt të VV-së s’i erdhi mirë që s’mori vota: Ka kolegë që s’iu ni zëri në Kuvend, e qytetari i vlerësoi

- Advertisement -

Mirlinda Tishukaj kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi s’arriti t’i siguroj votat e mjaftueshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka theksuar se është munduar të japë maksimumin në punën e saj dhe ka qenë e vlerësuar edhe nga KDI-ja.

‘’Jam munduar të jap maksimumin nga ana ime. Unë jam vlerësuar edhe nga KDI-ja’’, deklaroi Tishukaj për FrontOnline.

Megjithatë, ajo shpreh habi për rezultatin dhe pranon se nuk i ka ardhur mirë për këtë rezultat.

‘’Nuk e di çfarë ka ndodhur ,qytetari e ka vlerësuar kësi soji , nuk është diçka që më ka ardhur mirë’’, tha Tishukaj.

Sipas saj, puna dhe angazhimi i secilit duhet të vlerësohet. Tishukaj poashtu potencoi se ka pasur kolegë që nuk janë dëgjuar fare, e megjithatë kanë marrë vota të mjaftueshme.

‘’Tekefundit duhet të vlerësohet puna angazhimi i secilit. Me gjithë respektin ka kolegë që nuk iu ka ‘’ni’’ fare zëri , mirëpo qytetari e ka vlerësuar kësisoj dhe ua pafshin’’ hajrin ‘’, përfundoi Tishukaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit