13.5 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Tiranë, VV e mbështet me gjysëm fjalie, e godet Ramën dhe shumë të tjerë

- Advertisement -

Në prag të protestës të së premtes në Tiranë, e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Lëvizja Vetëvendosje, në një reagim mbështetës të luftës për liri dhe pastërtisë së luftës së UÇK-së, gjeti momentin për t’i sulmuar ata që, siç thuhet aty, “lobuan për themelimin e Gjykatës Speciale”, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme. Në anën tjetër, pretendimi i Prokurorisë se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal apo një strukturë paralele është i pasaktë dhe i padrejtë. UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale dhe nuk ka pasur struktura të tilla. Përkundrazi, për krime të luftës duhet të gjykohet Serbia, ajo është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës.

Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.” – thuhet ndër të tjera në reagim.

Në reagim, partia e Kurtit nuk kurseu as Shqipërinë, duke u përpjekur t’i mbajë “ligjëratë” për mënyrën se si duhet lobuar në mbrojtje të luftës së UÇK-së, kryeministri i të cilit shtet – Edi Rama – mbetet një ndër kritikët më të mëdhenj dhe më të zëshëm të Speciales.

“Por, Lëvizja VETËVENDOSJE!, si atëherë më 2015, si sot më 2025, është e palëkundur se drejtësia duhet të ndriçojë të vërtetën dhe e vërteta nuk ka si të jetë ndryshe veçse në anën e luftës dhe përpjekjes së paepur të popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi sikur popujt e tjerë.

Në anën tjetër, institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.”

Ndryshim i motit nesër: Diell paradite, reshje shiu në mbrëmje

NACIONALE

Të enjten pritet ndryshim gradual i kushteve atmosferike në Kosovë.

Paradite moti do të jetë kryesisht me diell dhe me disa vranësira kalimtare, ndërsa temperaturat relativisht të larta/

Pasdite pritet shtim i vranësirave nga jugu të cilat, gjatë mbrëmjes, mund të sjellin reshje lokale shiu.

Temperaturat maksimale ditore do të arrijnë deri në rreth 18 gradë Celsius.

Të ngjashme

Të fundit