6.9 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Tiranë, policia në ndjekje të autorit që shkrepi armën derisa po lëvizte me motor

- Advertisement -

Të dielën në mbrëmje një person ka qëlluar me armë teksa lëvizte me motor në rrugën “Donald Trump” në Kamëz.

Edhe pse nuk raportohet për persona të plagosur nga ky rast, policia është vënë në ndjekje të autorit, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Personi i cili ka kryer këtë veprim është ende i paidentifikuar nga uniformat blu.

Njoftimi policisë:

Kamzë/Informacion paraprak

Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit