Edhe pse disa orë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri-Çeki, tifozët duket se po e shfaqin entuziazmin e tyre që tani.
Sheshi Skënderbe dhe shumë lokale në Tiranë, janë “pushtuar” nga tifozët kuqezinj të cilët janë shfaqur shumë optimist dhe u shprehën se kombëtarja do të shënojë fitore.
Madje disa prej tyre kishin pritshmëri shumë të larta:- Advertisement –
“Rezultati 5-0. Kam ardhur nga Deçani. Nuk e di kush do shënojë gola, por e di që Shqipëria do fitojë”,-u shpreh një tifoz.
Ajo që binte në sy ishte prezenca e shumë shqiptarëve nga Kosova dhe nga Maedonia e Veriut të cilët kanë ardhur për të mbështetur kombëtaren në këtë ndeshje të rëndësishme.
“Vij nga Gjakova. Sot do dalim 2-0. Do shënojë Uzuni dhe Çikaleshi”.
“Mjafton të dalim 2-0 dhe golat ti shënojnë shqiptarët. Unë vij nga Gjakova i ndjek gjithnjë ndeshjet e Kombëtares. Atmosfera është perfekte.”,-tha tifozi.
“Do fitojmë 1-0, dhe do shënojë Asllani”,- u shpreh çifti nga Struga.