Analisti Frrok Çupi thotë se Tirana u bë qendër e Europës, pasi në kryeqytetin shqiptar mbajti samitin e komunitetit politik europian.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se Shqipëria do futet në BE pas 4 vjetësh.
“Ne u ndamë nga e keqja, epoka u nda në dysh. Është një gjë e magjishme, që ditën pas zgjedhjeve, Tirana ishte qendër e Evropës. Pas 4 vitesh, projeksion, në sensin politik, mazhoranca do jetë duke përgatitur mandatin e pestë, por do jemi duke përgatitur anëtarësimin në BE. Do jemi vend anëtar i BE. Është gjithçka ka ëndërruar ky vend. Berisha është sa një kokërr rërë në detin e madh të Shqipërisë. Do ishte mirë të harrohej. Problemi i Berishës tani është problem personal”, theksoi ai.