17.8 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Tirana pret 55 liderë europianë më 16 maj, zbulohet agjenda

- Advertisement -

Tirana po bëhet gati të presë 55 lider europianë për Samitit të Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë më 16 Maj.

Disa prej kryeministrave europianë pritet të mbërrijnë një ditë më parë për të zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama.

Tekst-Mbërritja e pjesëmarrësve në samit do të jetë përpara muzeut kombëtar për t’iu drejtuar godinës së operës nga ku do të mirëpritën prej kryeministrit Edi Rama.

Më pas të gjithë së bashku do ti drejtohen ambienteve të ndërtuara enkas për këtë samit pas monumentit të Skënderbeut.

Pjesa ballore e këtij ambiente është veshur me vizatime të nxënësve shqiptarë se si ata e perceptojnë Europën.

Fillimisht, liderët do të mblidhen në një seancë plenare dedikuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Më pas, do të zhvillohen tre tryeza të nivelit të lartë mbi temat: siguria e Evropës dhe qëndrueshmëria demokratike; konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike përfshi sfidat e lëvizshmërisë si dhe fuqizimi i të rinjve.

Paraditen e të martës kryeministria 10 Downing Steet në Londër përmes një komunikate për mediat thotë se kryeministri Starmer do të udhëtojë drejt Tiranës, të enjten, një ditë përpara Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Nga Tirana ai  pritet të shpallë masa të mëtejshme për të penguar emigrimin e paligjshëm dhe për të goditur organizatat kriminale të përfshirë në trafikun e njerëzve drejt Britanisë së Madhe.

Programi i plotë:

Programi i samitit nis në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media, pasuar nga ceremonia zyrtare e hapjes në orën 11:00 dhe fotografia familjare në orën 11:30. Më pas, do të zhvillohen sesioni i parë plenar, një drekë zyrtare dhe tryeza tematike. Pasdite do të ketë takime dypalëshe mes krerëve të delegacioneve dhe një sesion përmbyllës plenar. Ngjarja do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 18:30 nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, vendi pritës i samitit të ardhshëm.

Të ngjashme

Të fundit