9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Tirana nxjerr një barazim ndaj Dinamo Batumit

- Advertisement -

Tirana vuan, por ia del të shmangë humbjen ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumit në ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Conference League, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit. Bardheblutë e panë veten në disavantazh në minutën e 66’, megjithatë një gol i Lushkjas në shtesë shmangu humbjen dhe ndezi shpresat për të vijuar më tej aventurën evropiane.

Trajneri Orges Shehi kishte zgjedhur të hedhë nga minuta e parë të 6 futbollistët e afruar këtë sezon merkatoje, teksa nga skuadra që mbylli sezonin e kaluar, u panë në fushë vetëm Najdovski, Hila, Deliu, Abazaj e Hasani. Bardheblutë e nisën ndeshjen me entuziazëm, por gjeorgjianët ia dolën të ulin ritmin dhe gradualisht të shohin përpara, duke ndërtuar disa aksione të rrezikshme.

Shkëndijën e parë për Tiranën e dha ish-kapiteni Erjon Hoxhallari, që lëshoi një goditje të befasishme dhe të fortë nga distanca, por gardiani i Dinamos së Batumit grushtoi në këndore. Në të 26-ën ishte sulmuesi Florent Hasani që provoi me kokë, pas një krosimi në zonë, por topi i gjuajtur prej tij përfundoi mbi kuadratin e portës. Pjesa e parë do të mbyllej me një goditje nga brenda zonës e Dokës, por topi nuk iu bind dhe përfundoi ngjitur me shtyllën pingule.

Pjesa e dytë foli më shumë për gjeorgjianët, që pasi morën kontrollin e lojës, gjetën golin e avantazhit me anë të sulmuesit brazilian Flamario, i cili ishte në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë, pas një pasimi perfekt të ardhur nga e djathta e sulmit.

Bardheblutë provojnë të rikthehen në lojë dhe në minutën e 82-të provojnë dy herë radhazi, por pa rezultat. Fillimisht ishte Lushkja që goditi nga distanca, por topi u grushtua nga portieri gjeorgjian dhe shkoi te Hasani. Megjithatë edhe tentativa e tij u zotërua pa problem nga portieri mik.

Megjithatë ky i fundit nuk mundi të bëjë asgjë në minutën e 83-të, kur pas një krosimi nga krahu të Përgjonit, Regi Lushkja gjuajti në mënyrë perfekte me kokë dhe dërgoi sferën në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën.

Vërshëllima finale e arbitrit kryesor la në fuqi rezultatin 1-1, duke lënë kështu të hapur edhe çështjen e kualifikimit, që do të vendoset të enjten e ardhshme në Gjeorgji, aty ku Tirana do të duhet të bëjë shumë më tepër sesa sot, për t’ia dalë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit