20.2 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Tirana bëhet zë i UÇK-së, thirrje për mobilizim para protestës së 17 tetorit

- Advertisement -

Në prag të protestës për mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mbahet më 17 tetor, në Tiranë u zhvillua një konferencë e organizuar nga “Shoqata Tirana”, ku morën pjesë përfaqësues nga shoqëria civile, organizata të veteranëve dhe personalitete nga Kosova dhe Shqipëria.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në fjalën e tij akuzoi Gjykatën Speciale në Hagë si politike, selektive dhe të njëanshme. Ai deklaroi se kjo gjykatë mbështetet në trillime si raporti i Dick Martit, i cili sipas tij është financuar nga Serbia dhe Rusia.

“Ne kemi bërë një protestë në datën 7 gusht në Kosovë. Ne e kemi zjgjdhur protestën në Shqipëri, pasi jemi një komb dhe një gjak, një flamur. Arsyeja që ne kemi thirrur protestën gjithëkombëtare në Shqipëri, është se Adem Jashari dhe celulat e para të UCK, që ishin në shtetin tonë, se unë e konsideroj shtetin tim, gjetën strehën këtu, ku punuan për ta çliruar Kosovën nga hordhitë serbe. Kështu që unë iu falënderoj për angazhimin që do të merrni në 17 tetor, për të protestuar ashtu si na ka hije. Protesta ka karakter gjithëkombëtar. Ne kërkojmë drejtësi dhe jo politikë. Ajo gjykatë është politike, selektive e njëanshme dhe përndjek vetëm anëtarët e UÇK-së. Ajo gjykatë ka devijuar nga rruga. Arsyeja është e thjeshtë, flitet për një shtëpi të verdhë në Shqipëri. Ndoshta shtëpia e verdhë ekziston si objekt, por jo si spital ushtarak i kohës. Këto janë gënjeshtrat e Dick Martit, që është financuar nga Serbia dhe Rusia”, tha kreu i OVL-së Hysni Gucati.

Edhe kryetari i Invalidëve të Luftës nga Kosova, Fadil Shurdha, i bëri thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen të bashkohen në protestë.

Të ngjashme

Të fundit