3.7 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Tipet e grave të cilat meshkujt i dëshirojnë, sipas shkencës

- Advertisement -

Meshkujt dhe femrat shpeshherë brengosen se çfarë ju duket tërheqëse seksualisht personave të gjinisë së kundërt.

Shumë “ekspertë” tentojnë t’i bëjnë femrat të besojnë se mënyra më e lehtë për të kapë syrin e një mashkulli është thjesht duke veshur një fustan të shkurtër.

Por, studimet e fundit tregojnë se tërheqja e vëmendjes së një mashkulli është më komplekse sesa një fustan i shkurt apo një parfum i shtrenjtë. P.sh., ngjyra e rrobave të një femre mund të jenë shumë më tërheqëse sesa gjatësia e rrobave.

Sidoqoftë, këto janë disa nga llojet e grave të cilat meshkujt i dëshirojnë, të paktën kështu thotë shkenca:

Femrat me proporcionin e duhur të belit dhe ijëve

Trupi i një gruaje është pjesë e rëndësishme për meshkujt, e veçanërisht proporcioni i gjerësisë së belit me ijët e saj. Jo vetëm që meshkujt e konsiderojnë këtë proporcion si të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, por e ndërlidhin edhe me pjellorinë.

Hulumtimet e shumta kanë treguar se proporcioni i belit me ijët është indikator i fuqishëm i niveleve të estrogjenit te gratë, rrezikut të obezitetit, prirjes për të zhvilluar së,undje si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemër.

Meshkujt i pëlqejnë edhe gratë të cilat veshin rroba me ngjyrë të kuqe

Përderisa ngjyra e buzëve dhe syve të një gruaje është më pak e prirë për ta kapë interesin e një mashkulli, fustani i kuq mund të jetë tejet tërheqës për syrin mashkullor. Psikologët nga Universiteti i Rochesterit kanë treguar, pas eksperimenteve të kryera, se meshkujt i shohin më atraktive dhe më të dëshirueshme seksualisht femrat të cilat veshin fustane me ngjyrë të kuqe.

Femrat “e mira”

Nuk është ndonjë sekret se shumica e femrave e duan një të ashtuquajtur “djalosh të rrezikshëm”, por çfarë mendojnë meshkujt rreth këtyre karakteristikave te gratë? Një studim i fundit i publikuar në “Personality and Social Psychology Bulletin”, ka konfirmuar se meshkujt i pëlqejnë më shumë femrat e sjellshme, e veçanërisht kur një mashkull është duke kërkuar lidhje afatgjatë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit