Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar pas publikimit të dosjes nga Prokuroria në lidhje me aferën për rezerva shtetërore.
Kurti përmes një postimi në Facebook, është mundur që ta arsyetoj kërkesën për anashkalimin e procedurave, duke e quajtur “shkelje e pretenduar” dhe duke shtuar se ishte koha kur askush nuk shiste grurë.
Në fund ajo ka pyetur “këta me vendosë drejtësi a?”.
Postimi i plotë:
Dmth 270 mijë euro vaji e sheqeri, dhe 25 mijë euro gruri po bëkan 600 mijë euro?
E dyta, shkelja e pretenduar, që është kërkesa për anashkalim të procedurave po konsiderohet e paligjshme dhe se sipas PSRK është bërë për të kufizuar konkurrencën – në një kohë kur askush nuk shiste grurë.
Këta me vendosë drejtësi a?