Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjendet për një vizitë zyrtare në Brunei, ky është pritur me nderime më të larta mbretërore.
Osmani, e ka quajtur një moment historik vizitën atje që thekson miqësinë dhe respektin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit.
Ajo ka ndarë pamje ku orkestra mbretërore e Bruneit interpreton këngën “ Mora fjalë”.
“Mora fjalë’ solli në zemër të Brunei Darussalam tingujt e kësaj kënge emblematike, të performuar kësaj radhe nga orkestra mbretërore e Bruneit, duke dëshmuar respektin për sakrificën e Kosovës si dhe fuqinë e kulturës përtej kufijve”, ka shkruar Osmani.