Këngëtarja amerikane, Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare, ka bërë të ditur zëdhënësi i saj.
Përfaqësuesi i saj tha në një deklaratë:
“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock and Roll’-it ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut të Zvicrës”.