Mbajeni mend këtë emër! Quhet Tina Selimi. Është me prejardhje nga Skenderaj, por ka lindur dhe është rritur në Suedi.
Ndonëse re në moshë, por me një talent të pazakonshëm, Tina me zërin e saj pritet të jetë një yll që do të shndrit në botën e muzikës.
Tina Selimi ka publikuar këto ditë projektin e parë muzikor që titullohet “A e din”. Spoti i kësaj kënge është realizuar nga produksioni “Faber Media”.
Tina me zërin e saj unik, pritet të këtë një të ardhme të sigurt në muzikë. Ky është vetëm fillimi. Ajo tashmë është duke punuar intensivisht për të sjell për fansat e saj projekte të tjera muzikore.
Për më shumë dëgjoheni këngën e saj të parë dhe binduni për talentin e saj: