20.4 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Tim Cook: Inteligjenca Artificiale është revolucioni i radhës i Apple

- Advertisement -

Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, u mburr me potencialin e Inteligjencës Artificiale dhe qasjen e kompanisë për ta zhvilluar atë në një takim të rrallë, i cili u raportua nga Bloomberg.

Apple ka qenë e ngadaltë në lasiimin e disa prej veçorive të saj me Al dhe ka ngecur me një përmirësim të planifikuar të mundësuar nga Al në Siri, të cilin e shtyu më parë këtë vit, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas Bloomberg, ekzekutivi mblodhi stafin në auditorin e kampusit të Apple në Cupertino, Kaliforni, duke u thënë atyre se revolucioni i Al është “aq i madh ose më i madh” sa interneti, telefonat inteligjentë, cloud computing dhe aplikacionet.

“Apple duhet ta bëjë këtë. Apple do ta bëjë këtë”, u tha Cook punonjësve, sipas njerëzve në dijeni të takimit.

“Ne do të bëjmë investimin për ta bërë këtë.”

Cook gjithashtu me sa duket vuri në dukje se si kompania “rrallë ka qenë e para” në kategori si kompjuterët personalë, telefonat inteligjentë, tabletët dhe MP3 player-at, por që Apple përfundimisht bëri versionet “moderne” të tyre.

“Kështu ndihem unë për Inteligjencën Artificiale”, tha Cook.

Të ngjashme

Të fundit