Monica Bellucci dhe Tim Burton janë dy nga personat më të njohur në Hollywood, të cilët tashmë janë në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes së tyre të dashurisë e cila sipas mediave të huaja mund të ketë nisur disa muaj më parë.
Dyshja e njohur tashmë nuk fshihen më dhe e kanë treguar romancën e tyre në rrugët e kryeqytetit francez. Çifti i ri u takuan fillimisht në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2006, por ishte takimi i Tetorit të kaluar, ku Belluci dhe Burton ranë në dashuri.
Fotografitë e shkrepura nga gazetarët e britanikes “The Daily Mail” tregojnë çiftin duke ecur me krahët e lidhur dhe duke ndarë një puthje pasionante në ditën e Shën Valentinit.
Vlen të theksohet se Bellucci ka qënë dy herë e martuar. Martesa e saj e parë, e cila zgjati gjashtë muaj, ishte me fotografin italian Claudio Carlos Basso.
Më vonë ajo u martua me aktorin francez Vincent Cassell në vitin 1999 dhe u divorcua në vitin 2013. Ata kanë dy vajza, së bashku Deva dhe Leonie.