TikTok dominon në hapësirën e videove me metrazh të shkurtër, por tashmë ka filluar të shikojë edhe drejt postimeve të shkurtra me tekst.
Gjiganti i medias social njoftoi një funksionalitet të ri ku përdoruesit mund të ndajnë historitë e tyre, poezi, tekst këngësh apo përmbajtje të tjera të shkruara duke ju dhënë më shumë mundësi të shprehen.
Mjafton të shkoni tek Camera në aplikacionin TikTok dhe të përzgjidhni “text.” Mund të shkruani çfarë të doni, të shtoni tinguj, të etiketoni vendndodhje, të aktivizoni komente e madje të integroni Duets.
Kompania thotë se këto postime do të jenë po aq interaktive dhe dinamike sa postimet me video dhe foto. Në fund mund të shtoni sfonde me ngjyra, hashtag dhe sigurisht afisha.
Njësoj si me postimet me video ose foto, mund të ruani çdo tekst si një draft për editime të mëtejshme ose ta fshini plotësisht.
E gjitha ngjan me historitë e Instagram ku mund të krijoni postimeve vetëm me tekst.