-2.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

TikTok ndalohet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, shkak shqetësimet e sigurisë

- Advertisement -

Për shkak të shqetësimeve për sigurinë, edhe Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ka ndaluar aplikacionin e mediave sociale në pronësi kineze TikTok nga rrjeti i tij.

Një zëdhënës ka bërë të ditur se aplikacioni i përdorur nga një numër deputetësh britanikë, do të bllokohet gjithashtu nga pajisjet e lëshuara për stafin.

BBC raporton se vendimi ka ardhur pas një rishikimi të sigurisë, ndërkohë që TikTok ka vazhduar të mohojë fuqishëm se i dorëzon të dhënat e përdoruesve qeverisë kineze.

Dihet se ndalimi i fundit do të thotë se deputetët dhe të ftuarit në Parlament nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në TikTok në pajisjet e lidhura me llogaritë zyrtare Wi-Fi.

Të enjten, edhe qeveria skoceze ka njoftuar se do t’i bashkohet qeverisë së Uellsit në ndalimin e aplikacionit nga pajisjet zyrtare.

Zëvendësministri i Parë skocez John Swinney, ka thënë se ndalimi që do të nisë menjëherë, nuk do të bëhet për pajisjet personale të stafit.

TikTok, i cili ka shpërthyer në popullaritet vitet e fundit, mbledh shumë informacione për përdoruesit – duke përfshirë moshën, vendndodhjen, pajisjen e të tjera. E edhe pse edhe sajtet e mediave sociale me bazë në ShBA e bëjnë këtë gjë, kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, është përballur me pretendime se është e ndikuar nga Pekini.

Pas ndalimit nga Mbretëria e Bashkuar, një zëdhënës i aplikacionit u shpreh se përkundër kërkesës, atyre nuk u është ofruar mundësia për të adresuar shqetësimet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit