Trepça shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit në ndeshjen e tretë finale, për mbajtur gjallë shpresat për titull.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “13 Qershori” ka përfunduar me rezultatin 55:58.
Të pranishëm në Suharekë ishin edhe tifozët nga Mitrovica, “Torcidat”.
Në mesin e tyre ishte edhe një djalosh, i cili mori vëmendjen e thuajse të gjithëve.
Ai u pa duke qarë në fundin e ndeshjes. Padyshim se lotët ishin gëzimi, pasi skuadra e tij e zemrës shënoi fitore.
Edhe pse lotët e tij nuk ndaleshin, djaloshi në fjalë nuk e ndali këngën për Trepçën.
Ndryshe, mes Yllit dhe Trepçës tani do të zhvillohet edhe ndeshja e katërt e serisë finale, në palestrën “Minatori”.
Seria finale tani është 2:1 në të mirë të skuadrës nga Suhareka.