Adidas i ka ndaluar tifozët e futbollit të blejnë fanellat gjermane të personalizuara me numrin 44, pasi mediat ngritën ngjashmërinë e saj me simbolin e përdorur nga njësitë naziste SS të epokës së Luftës së Dytë Botërore.
“Ne do të bllokojmë personalizimin e fanellave”, tha një zëdhënës i Adidas.
Njësitë SS ishin më përgjegjëset për krimet kundër njerëzimit të kryera nga nazistët, transmeton klankosova.tv.
Runa SS u projektua për t’u përdorur nga njësitë naziste në vitin 1929. Anëtarët e SS varionin nga agjentët e Gestapos deri te rojet e kampeve të përqendrimit. Detyrat e SS përfshinin administrimin e kampeve të vdekjes ku miliona hebrenj dhe të tjerë u vranë.
Zëdhënësi i Adidas, Oliver Brüggen, mohoi se ngjashmëria e kompletit me simbolet naziste ishte e qëllimshme.