23.2 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Tifozët hyjnë në fushë, kjo ishte festa e madhe pasi Napoli u shpall kampion i Italisë

- Advertisement -

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani së bashku me klubin e tij, Napolin janë zyrtarisht kampionë të Italisë në futboll.

33 vite pritje për Napolin dhe tifozët e tyre morën fund sonte, 4 maj 2023. Ekipi i udhëhequr nga Spalletti është kampioni i ri i Italisë.

Pesë xhiro pa përfunduar sezoni, Napoli edhe matematikisht e ka siguruar titullin në Serie A, shkruan Express.

Një barazim i sontëm 1:1 me Udinesen në udhëtim mjaftoi që napolitanët të nisin festën e madhe.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit shpërtheu festa e madhe në stadium, teksa tifozët e “pushtuan” fushën.

Rrahmani ishte padyshim pjesë kyçe e këtij suksesi të madh të klubit italian, duke qenë startues i padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit