Kilian Mbape ka vendosur që të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni dhe këtë e bëri publike edhe pak ditë më parë.
Një largim që ka hidhëruar tifozët e PSG-së, të cilët shihnin te ai shansin që mund të kishin për të fituar Ligën e Kampioneve.
Sigurisht, në klubin francez nuk e kanë pritur aq mirë këtë vendim dhe nuk është bërë asnjë komunikatë publike për lojtarin.
Për më tepër, klubi nuk organizoi as një ceremoni simbolike për francezin, në ndeshjen e fundit që luante sot PSG për këtë sezon në stadiumin e vet.