Tifozët e Lyon nuk e duan ngjyrën e gjelbër.
Lojtarët e Olympique Lyon duhet të gjejnë alternativa të reja për atletet e tyre, pasi modeli i ri i Adidas nuk përshtatet me dëshirat e ultrasve të skuadrës franceze.
‘Adidas X Speedportal’ është modeli i ri i atleteve që po përdoret shumë nga lojtarët. Por, emra si Houssem Aouar, Toko Ekambi, Gusto, Tete e Anthony Lopes duhet të ndryshojnë diçka.
Tifozët e Lyon kanë shpalosur një baner ku shkruhej “Respektoni traditat tona”, duke kërkuar ndaljen e bartjes së atleteve të gjelbra.
Kjo për shkak se ngjyra e gjelbër është ngjyrë bazë e rivalëve jetësorë të Lyon, Saint-Etienne.
Mbetet të shihet nëse lojtarët e Lyon do të dëgjojnë këtë kërkesë të tifozëve të tyre.