Barcelona e ka fituar titullin e 27 në La Liga.
Me fitoren bindëse 2:4 në udhëtim ndaj Espanyolit, katalonasit edhe matematikisht e kanë siguruar titullin e kampionit, të parin që nga sezoni 2018/19.
Pas vërshëllimës së fundit, futbollistët dhe stafi i Barcelonës nisën festën e madhe në stadiumin e Espanyolit.
Por, ajo festë shpejt u prish nga disa tifozë vendas që hynë në fushë dhe sulmuan futbollistët.