24 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Tifozët e Barcelonës të revoltuar me Ancelottin

- Advertisement -

Selektori i kombëtarës së Brazilit, Carlo Ancelotti së fundmi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Kilit dhe Bolivisë në muajin Shtator.

Mosftesa e Vinicius Junior, Eder Militao dhe Rodrygos, e në anën tjetër ftesa për Raphinan ka lënë tifozët e Barcelonës dhe mediat rreth klubit me shumë dyshime për këtë vendim.

Ata e kanë quajtur veprimin e Ancelottit si ‘favor’ të madh për ish klubin e tij Real Madridin, për faktin që treshja e përmendur do të jenë të freskët për ndeshjet me Los Blancos, përderisa Raphina do të duhet të angazhohet në fluturime mbi 10 orë, diferencë kohe mes vendeve prej pesë orësh dhe vështirësinë fizike të të luajturit në kushte të vështira mbidetare në Bolivi.

Brazili është në vendin e tretë me 25 pikë në grupin për kualifikimet në Botëror.

Të ngjashme

Të fundit