Në ndeshjen e dytë në “EURO 2024”, Shqipëria do të ndërrojë stadium.
Nga “Signal Iduna Park”, kombëtarja shqiptare do të luajë nesër më 19 qershor në “Volksparkstadion” në Hamburg.
Për këtë shkak, “Tifozat Kuq e Zi” kanë dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të ju bashkohen, përcjellë “Gazeta Express”.
“TKZ” kanë njoftuar për vendtakimin e nesërm para nisjes në drejtim të stadiumit.
Shqipëria do të përballet me Kroacinë, me takimin e parë ndonjëherë mes këtyre dy kombëtareve.
“Kuqezinjtë” u mposhtën në ndeshjen e parë nga Italia me shifrat 2-1, derisa kroatët pësuan 3-0 nga Spanja.