Brikena dhe Mateo e kanë nisur ditën me puthje dhe përqafime në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Teksa banorja ndodhej te dhoma e grimit, ai ka shkuar për t’i thënë mirëmëngjes. Më pas ai e pyeti a fjete mirë dhe shton “o drita ime”.
Mateo nuk e la me kaq dhe në një moment i thotë se i kishte çarçafët pis.
E di që i kishe çarçafët për faqe të zezë, kllëfin e jastëkut. Ti kam ndërruar”, tha ai, ndërkohë Brikena çohet me nerva dhe largohet nga dhoma e grimit.
Ndërsa ajo po ikte, banori e pyet: “Ça ke?” dhe banorja nuk iu përgjigj.
“Ua nuk bën dot një batutë se nxehet direkt”, vijon duke thënë Mateo pasi Brikena ishte larguar.
Kujtojmë se raporti i dy banorëve ka patur mjaft ulje dhe ngritje në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” që nga dita që Mateo u bë pjesë e reality show-t.
Kujtojmë se Brikena dhe Mateo njiheshin që jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe janë takuar.






