Dy banoret e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku dhe Kader Kicaj janë përfshirë në një tjetër debat me njëra-tjetrën.
Dyshja së fundmi u përplasën ashpër me njëra-tjetrën, ndërsa nuk i kursyen as ofendimet.
E gjitha nisi kur Santiana e pyeti Kaderin nëse e njeh Albyn nga jashtë dhe banores nga Gjakova nuk i ka pëlqyer reagimi i banores së re.
“Mos kërce si knusi kur ta bën dikush një pyetje mësohu me e kthy me mirësjellje, pulë e vogël je qaty të pjeku, pa pikën e kulturës”, ka thënë Santiana.
Ndërkohë, Kaderi iu kundërpërgjigj duke i thënë: “ha bukë aty pula ime, pula e vogël, kush po flet për kulturën”.
Ndryshe, theksojmë që Kader Kicaj është hyrja më e re në BBVK 2 që ka nisur prej më shumë se një muaji.
Konkurrentët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.