5.4 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

“Ti je anëtare e KPM-së e dërguar nga VV-ja”: Mushkolaj debaton me Aliun për kryetarin e ri

- Advertisement -

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Mediave, Luljeta Aliu në “Debat Plus” ka deklaruar se “rregullorja e cakton zgjedhjen e kryetarit”, gjë që nxiti reagimin e analistit Imer Mushkolaj.

Gjatë debatit, Aliu e cila njihet për afërsinë me VV-në, fillimisht tha:

“Rregullorja e cakton qysh bëhet zgjedhja e kryetarit”.

Këtu reagoi Mushkolaj duke thënë se rregulloret janë derivate të ligjit.

“Rregulloret janë derivate të ligjit, mos u përpjek me thënë është akt i brendshëm, i veçantë, është akt nënligjor, mundeni me arsyetu por nuk është ashtu”.

“Ani folë për çështje që si njeh edhe vazhdo” – tha Aliu.

Mushkolaj e pyeti se çfarë është rregulluar me zgjedhjen e kryetarit të ri, derisa Aliu tha se “çfarë po u prishë punë” që u zgjodh kryetari i ri.

“Kurrgjë s’më prish mu punë, a mundem me bë pyetjen çka është kjo çasje spo të kuptoj…S’ma ndalon as s’ma lejon ti mu, nuk je këtu as me ma ndalu as me ma leju mu. Nuk je police, as gjyqytare, je anëtare e KPM-së e dërguar nga VV-ja” – tha Mushkolaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit