Dalja e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare në Hungari ka thyer rekord.
Shifra e pjesëmarrjes deri në orën 17:00 është 74.23%, një rekord për zgjedhje në Hungari.
Herën e kaluar në vitin 2022 ishte 62.92%, dhe me më shumë se një orë deri në mbylljen e qendrave të votimit, pjesëmarrja tashmë e ka tejkaluar nivelin më të lartë të mëparshëm prej 73.51% në vitin 2002.
Analisti politik Gábor Török ka thënë se pjesëmarrja mund të shkojë deri në 80% kur të mbyllen qendrat e votimit, raporton BBC.
Kurse, partia Tisza e Péter Magyar ka thënë se është lajm i mirë për opozitën, por të dy udhëheqësit po u bëjnë thirrje votuesve të shkojnë në qendrat e votimit deri në orën 19:00.






