Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar se gjatë ditës së hënë u janë thyer zyrat në Lipjan.
Në njoftim thuhet se personat e paidentifikuar kanë hyrë dhunshëm në zyrë dhe kanë vjedhur një shtëpizë të kompjuterit.
Sipas kryetarit të kësaj organizate, Ali Mejzinolli, në kompjuterin e vjedhur ka pasur dokumente të rëndësishme.
“Të nderuar veteran dhe ju të respektuar qytetarë, ju njoftojmë që sot kur kam ardhur në zyrën e OVL të UÇK-së në Lipjan, e kam gjetur derën e thyer nga keqbërësit e shoqërisë sonë. Me këtë rast, ne veteranët e kësaj dege shprehim indinjatën tonë dhe pakënaqësinë më të thellë”, thuhet në njoftim.