-2.2 C
New York
Friday, February 27, 2026

Buy now

“Thuji në 94-98 këta dy s’i ke parë kurrë. Mshele”, Prokuroria e Hagës nxjerr disa deklarime nga përgjimi që iu bë Thaçit

- Advertisement -

Një nga anëtarët e Prokurorisë së Hagës ka nisur fjalën e tij para trupit gjykues lidhur me aktakuzën e dytë ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë, ku të përfshirë janë edhe Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.

Sipas Prokurorisë, komunikimet e drejtpërdrejta të Thaçit me të bashkakuzuarit tregojnë se në sallën e gjyqit po trajtohen përpjekje të qëndrueshme dhe sistematike për të penguar punën e Gjykatës, përmes ndikimit dhe ndërhyrjes në dëshmitë e dëshmitarëve, nxjerrjes së informacionit konfidencial dhe mosrespektimit të urdhrave të gjykatës.

Prokurori ka theksuar se vizitat e Thaçit në paraburgim zhvilloheshin në prani të oficerëve dhe se të paraburgosurit nuk lejoheshin të shkëmbenin materiale pa miratim paraprak. Sipas tij, Thaçi dhe vizitorët e tij kanë qenë në dijeni të këtyre rregullave.

Në këtë kontekst, Prokuroria pretendon se po të ishin respektuar urdhrat e gjykatës dhe rregullat e paraburgimit, do të ishte parandaluar çdo ndërhyrje e mundshme në dëshmitë e dëshmitarëve. Megjithatë, sipas akuzës, Thaçi dhe të bashkakuzuarit kanë vazhduar të mos i zbatojnë udhëzimet e gjykatës.

Prokurori ka pretenduar se Thaçi ka shkelur rregullat e paraburgimit dhe konfidencialitetit të Dhomave të Specializuara, duke e shfrytëzuar sistemin për interesat e tij.

Gjatë seancës, Prokuroria ka shfaqur në ekran disa prej deklaratave që pretendon se janë bërë nga Thaçi gjatë takimeve dhe bisedave të përgjuara me të akuzuarit dhe persona të tjerë.

“Thuji në 94-98 këta dy s’i ke parë kurrë. Mshele”, pretendohet t’i ketë thënë Thaçi Hajredin Kuçit gjatë një vizite në vitin 2023.

 

Të ngjashme

Të fundit