-0.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Thuhet se Sean “Diddy” Combs është në gjendje të rënduar psikologjike

- Advertisement -

Sipas People, reperi Sean “Diddy” Combs është vendosur në kujdes intensiv dhe ruhet nga ekspertët sepse ekziston rreziku që të kryejë vetëvrasje, pasi gjykata e la në qeli.

Një burim tha për People se vendimi është marrë që të parandalohet një tragjedi, pasi Combs është i shokuar dhe në një gjendje jo shumë të mirë mendore. Ai po vëzhgohet vazhdimisht nga ekspertët.

Reperi 54-vjeçar po mbahet në “Metropolitan Detention Center”, në Brooklyn dhe sipas “New York Times” (NYT), qendra është hapur në vitin 1994 dhe mban 1,200 njerëz. Shpeshherë, në këtë vend janë raportuar raste të shumta dhune, kushte të vështira, mungesë e higjienës dhe raste vetëvrasjeje.

Combs u arrestua gjatë ditës së hënë në një hotel në New York. Ai u ndalua në Park Hayatt, pas një hetimi federal, i cili çoi edhe në bastisjen e shtëpive të tij në Miami dhe Los Angeles, ku u zbuluan mbi 1,000 shishe lubrifikantë dhe lëndë të ndryshme narkotike.

Reperi u akuzua nga persona të ndryshëm, si dhe nga ish-e dashura Cassie Ventura, me të cilën ka qenë i lidhur për 10 vite. Në aktakuzat e bëra ndaj reperit dhe ikonës së hip-hop, ai akuzohej për abuzimin, kërcënimin dhe detyrimin e grave që të përmbushnin dëshirat e tij seksuale dhe më tej, edhe të miqve të tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit