“Lajmi për kancerin i ka vendosur Willian dhe Kate në një pozitë të vështirë dhe janë disi të frikësuar për trashëgimin e fronit fiks në periudhën kur vendosën të largohen pak nga vëmendja për t’iu përkushtuar fëmijëve”, zbuloi gazetarja Tina Brown në një ese për New York Times, publikuar më 25 mars.
William dhe bashkëshortja e tij, e cila po ashtu po lufton me kancerin, kanë tre fëmijë, princin George, princeshën Charlote dhe princin Louis.
Sipas Brown, fakti që tani familja është midis disa skandalesh që përfshijnë anëtarë të ndryshëm të saj, e kanë vendosur çiftin mbretëror në një pozitë të vështirë.
“Kate është personi më popullor i familjes mbretërore pas William. Ndaj e ardhmja e monarkisë është në fije të perit, duke e vendosur atë në të njëjtën pozitë”, shprehet gazetarja më tej, duke theksuar se William dhe Kate kanë gjithashtu rëndesën e shëndetit dhe gjendjes së princeshës.
Kujtojmë se në 22 mars Middleton lajmëroi se është diagnostikuar me kancer dhe po trajtohet, ndaj do jetë për disa kohë larg detyrimeve mbretërore.