Ditë e re, përditësim i ri për situatën mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez. Këngëtarja dhe aktorja është rikthyer në Los Angeles pasi ka kaluar një pjesë të madhe të verës në Hamptons dhe siç raportohet, ajo dhe Ben s’e kanë parë prej javësh njëri-tjetrin.
Një burim u shpreh për People se ata po ecin në drejtime të ndryshme.
“Jennifer po mundohet të gjejë një shtëpi të re dhe t’ia nisë nga e para”, u shpreh personi anonime.
Ndërsa shumë burime të tjera janë shprehur se Ben dhe Jen janë ndarë përfundimisht dhe thjesht presin ta bëjnë publik vendimin e divorcit. Sipas një thashethemi të publikuar nga ET, dyshja do që të mos e nxitojë procesion.
“Ata po e trajtojnë ndarjen me hijeshi, mirëkuptim dhe butësi”.
Por, një tjetër zë i tha Page Six se J.Lo është “e tërbuar” me Ben, pasi ai e ka poshtëruar, duke shtuar se edhe fëmijët e të dyve janë të përfshirë në këtë çështje.
As Jen dhe as Ben s’kanë bërë një reagim për ndarjen, por nisur nga gjithë këto zëra, me shumë gjasa, dita e reagimit nuk do të jetë e largët.