9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Thonjtë që rriten në mish – Si të kujdeseni në mënyrën e duhur?

- Advertisement -

Thonjtë mund të rriten në mish për një sërë arsyesh, duke përfshirë këpucët e ngushta, formën e këmbës ose prerjen e gabuar të tyre. Rregulli numër një sipas këshillës së specialistëve është të shmangni formën e rrumbullakët dhe të shkurtër.

Forma më e mirë është duke krijuar kënde të drejta dhe të rrumbullakëta.

Kur një thua pritet në formë të lakuar, ai ka tendencën të rritet në mish në krahasim me një formë të drejtë.

AgroWeb.org duke u bazuar në këshillat e specialistëve ju njeh më tepër rreth kujdesit të duhur të thonjve.

Prisni thonjtë menjëherë pas dushit

Pasi bëni dush do të vini re se thonjtë zbuten dhe kjo do ta bëjë më të lehtë prerjen e tyre.

Ju gjithashtu mund t’i zysni këmbët në ujë të ngrohtë për 20 minuta e më pas t’i prisni ato.

Përdorni prerësen e thonjve

Prerëset e thonjëve kanë tendencë të presin më mirë.

Ky është një plus kur duhet të kontrolloni drejtimin dhe thellësinë me të cilën prisni thonjtë tuaj.

Por kujdes! Zgjidhni prerëse të mëdha, pasi prerëset e vogla të thonjve që përdoren zakonisht për duart, rrisin mundësinë për gabime gjatë prerjes.

Mos i shkurtoni shumë thonjtë

Ky është një gabim i zakonshëm, që ju bën më të prirur për të pasur probleme me thonjtë.

Kujdes të veçantë duhet të tregoni me thonjtë tek gishtat mëdhenj të këmbës, sepse ky është vendi më i zakonshëm që thonjtë rriten nën mish.

Rrumbullakosni cepat

Rrumbullakosni cepat e thonjve në mënyrë që të hiqni cepat e mprehtë.

Është e rëndësishme është që thoi të mos rrumbullakoset poshtë vijës së mishit.

Si të trajtojmë një thua të rritur në mish?

Ju mund ta trajtoni atë duke larë këmbën tre herë në ditë me ujë të ngrohtë. Duke veshur këpucë sportive të rehatshme dhe duke e mbajtur këmbën të thatë përgjatë ditës.

Por, nëse gjendja nuk fillon të përmirësohet brenda disa ditësh, do t’ju duhet të këshilloheni mjekun tuaj për ndonjë trajtim të mundshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit