7.7 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

‘Thojke ‘Krejt dhe Drejt’, mërgimtari i mllefosur që e mbështeti Kurtin

- Advertisement -

Hamdi Krasniqi, mërgimtari nga Austria, ka pasur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.

Mllefosja e tij vjen pasi tash e disa javë mësimi nuk po fillon si pasojë e mos-marrëveshjeve SBAShK-Qeveri.

Ai foli për moton e LVV-sv në zgjedhjet e fundit parlamentare ‘Krejt dhe Drejt’, duke thënë se nuk kishte qenë fjala për ndryshim, por gjithçka qe mbrabpsht.

“Edhe unë jam shqiptar sikur ju. Paguaj tatime, është bërë një ndryshim, ndryshimi ‘krejt dhe drejt’ s’është ndryshim, nuk ka rrymë në gusht, shkolla s’fillon. S’pe kuptoj, e pakuptimtë. Nuk ka asnjë arsyeje politike që me u mbyll shkollat. Duhet me i marrë do veteranë të politikës me i mësu se vyn edhe praktika. Na jemi shtet i vogël. Nuk e di pse s’del dikush që një muaj e gjysmë s’del dikush me thonë ‘hej kadale’”, shtoi ai.

Krasniqi i pati disa fjalë edhe për kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky është i ri dhe se nuk ka përvojë në qeverisje. Prandaj, sipas tij duhet të bisedojë me disa veteranë të politikës që t’i mësojë “disa gjëra”.

“Edhe ky duhet me u mësu (Kurti), s’ka nevojë me shti edhe ky diçka sikur ata. Shkollat nuk mshilen, janë mbyllur në kohë të luftës dhe jo në kohë të paqes. E pakuptimtë. Sigurisht që ka ndryshuar bindja se na s’e kemi votuar me prishë Kosovën, kemi menduar që bëhet ma mirë, s’e kemi llogaritë që janë pa përvojë. Nuk guxon të udhëhiqet shteti me gabime”, ka thënë ai në ATV.

https://m.facebook.com/watch/?v=409784641311836&paipv=0&eav=AfZQTcUcnX8YYqroX8wCuSzPfnJjCTLaUDsl79iqBNjxGSr2kABPGGlzF6Bru24_uSM&_rdr

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit