Kjo përfshirje vjen pas mesazhit të Ismailit për të mos qëndruar anash, por për t’u angazhuar aktivisht në ndërtimin e një Prishtine funksionale, të pastër dhe më të jetueshme. Sipas tij, synimi është krijimi i një lëvizjeje gjithëpërfshirëse qytetare, ku secili ka mundësinë të japë kontributin e tij në vendimmarrje dhe në zgjidhjen e problemeve të përditshme të kryeqytetit.
Kjo platformë synon të përfshijë të gjithë, pa dallime, që të punojnë për qytetin e Prishtinës, që sipas Uran Ismailit, nuk do të ketë asnjë ndërhyrje mes tij dhe qytetarëve gjatë qeverisjes së ardhshme 4 vjeçare.
Në një postim në rrjetet sociale, Ismaili ka falënderuar të gjithë ata që, siç u shpreh ai, “e duan një Prishtinë që funksionon”, duke i ftuar edhe të tjerët të bëhen pjesë e ekipit.
Regjistrimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, dhe çdo qytetar i interesuar mund të regjistrohet në www.kohaperprishtinen.com.