Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Sekretarit Organizativ të LVV-së, Alim Rama, për bojkotimin e produkteve të kompanisë “Devolli”.
Ai e ka cilësuar këtë thirrje si të papranueshme dhe të dëmshme për ekonominë vendore.
“S’di çka i paska gjet… dikur thërrisnin për bojkot të produkteve serbe, e tash le të na bëjnë thirrje për me ble produkte serbe! Paskan ndërruar qëndrim, kjo është e pakuptimtë”, tha Haradinaj në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Ai shtoi se kush bën thirrje për bojkot të produkteve vendore, nuk ia do të mirën këtij vendi.
“Së pari, ai nuk është patriot. Së dyti, nuk ia do të mirën këtij shteti. E së treti, nuk e do as veten, sepse as nuk e di çka është ka lyp”, u shpreh Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.