Kanë mbetur edhe një javë deri në afatin e fundit kur Kosova do të duhej ta kishte të zgjedhur presidentin/en.
Kjo pikë jashtëzakonisht e rëndësishme për funksionimin e shtetit, duhet të marrë formë më 4 mars.
Bashkë me mysafirët e Rubikonit, në Klan Kosova u diskutuan skenarët e mundshëm.
Gazetari Berat Buzhala, deklaroi se kryeministri i Kosovës i Kosovës Albin Kurti s’e do presidenten Vjosa Osmani për një arsye.
Buzhala tha se Osmani e ka marrë vëmendjen e presidentit Trump.
“Me ta bo presidenti i Amerikës thirrëm kur ki probleme me Serbinë, është perfekt. Pse po luan kur e ke gjetur njeriun”, u shpreh Buzhala.






