Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjeve me thikë. Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë rreth orës 20:00, në rrugën kryesore “Nëna Terezë”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo bëri të ditur se autoritetet kanë pranuar informatën për një lëndim trupor dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 20 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë”, deklaroi ajo për Klanin.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”.






