21.6 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Theret një person në Gjakovë, dërgohet në QKUK

- Advertisement -

Dy persona kanë therur me thikë një tjetër të premten në Gjakovë.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime të rënda ku është dërguar për në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë.

“Rr. Skënderbeu, Gjakovë 28.03.2025 – 00:25. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit